Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Çuçi bën bilancin: 46 efektivë të dëmtuar dhe 578 persona të proceduar

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Çuçi bën
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur sot në Kuvend për vrasjen e Klodian Rashës dhe për protestat që pasuan.

Çuçi tha se janë 46 punonjës policie të dëmtuar në protesta dhe se 578 persona janë proceduar për tubim të jashtëligjshëm, mes tyre dhe të mitur.

“Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona”, tha Çuçi ndër të tjera.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në Tiranë nga një efektiv i Policisë së Shtetit më 8 dhjetor. Vrasja e të riut shkaktoi përshkallëzim të reagimit qytetar në protesta, të cilat u zhvilluan në disa qytete.

Të fundit