Flash News

Ditari i Maxhorancës

Provokoi të majtë e të djathtë me foton e diktatorit në urimin e Pavarësisë, njihuni me të tjera skandale të Bujar Çelës  

Provokoi të majtë e të djathtë me foton e diktatorit në

Fotografia me imazhin e Enver Hoxhës që deputeti socialist Bujar Çela zgjodhi të uronte kolegët e Komisionit të Sigurisë për festat e Nëntorit ka krijuar prej ditës së djeshme një reagim të ashpër jo vetëm nga radhët e deputetëve të Partisë Demokratike, por edhe më gjerë.

Por pavarësisht reagimeve të shumta vetë ligjvënësi socialist nuk është tërhequr nga deklarata e tij.

Çela përmes një interviste të dhënë nga Lushnja shprehet se ai e njeh luftën nacional-çlirimtare dhe udhëheqësin e saj, i cili është sipas tij Enver Hoxha. Deputeti thekson gjithashtu se shqiptarët nuk mund ta fshijnë historinë nga kanë ardhur si komb.

Megjithatë, ky nuk është skandali i vetëm për të cilin është përfolur deputeti socialist.

Në janar të këtij viti, deputeti publikonte në llogarinë e tij të facebook disa foto ku shpërndante certifikatat e pronësisë.

Provokoi të majtë e të djathtë me foton e diktatorit në

Pavarësisht se përdorimi i aseteve publike për qëllim elektorale  ndalohet me ligj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deputeti i mazhorancës e injoroi këtë fakt, duke shpërdoruar detyrën dhe duke përdorur funksionin publik në interes të fushatës elektorale të PS.

Po ashtu, në një nga seancat parlamentare në 2017-ën, deputeti u kritikua pasi goditi dhunshëm deputeten e LSI-së asokohe Kejdi Mehmetaj.

Kjo e fundit kishte shkuar për t’i marrë kartat e prezencës disa deputetëve të mazhorancës, por Çela u ngrit nga vendi i tij dhe e goditi dhunshëm atë.

Mehmetaj po protestonte kundër zgjedhjes së Kryeprokurores së re të Përkohshme Arta Marku, e cila u zgjodh vetëm më votat e shumicës socialiste në Parlament.

 

Të fundit