Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS hap sot zarfet për Presidentin, kush janë dy emrat ‘e preferuar’ të Ramës?

PS hap sot zarfet për Presidentin, kush janë dy emrat ‘e

Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 17:00 Kryesinë. Socialistët do të hapin sto zarfet me emrat e propozuar si kandidatë për Presidentin e ri.

Ndërsa të shtunën, do të zhvillohet seanca për votimin e Presidentit që do të përcaktohet nga PS dhe pritet për t’u parë nëse PD do t’i japë votat kandidatit të maxhorancës apo jo. Procesi i negociatave mes Enkelejd Alibeajt dhe socialistëve nuk dha rezultat.

Demokrati doli i zhgënjyer nga pakti me Ballën, kur ky i fundit i kërkoi që kandidaturat e tij të vinin të vulosua me firmat e 20 deputetëve, gjë për të cilën Alibeaj pretendoi të ishte shkelje e marrëveshjes mes tij dhe grupin negociator të PS.

Në vorbullën e shumë diskutimeve, ka pasur mjaft emra të përfolur si kandidatë të denjë nga ana e PS për President. Dy prej tyre janë lakuar më së shumti, teksa edhe vetë socialistët nuk i kanë përjashtuar nga mundësia e përzgjedhjes së të paktën njërin nga dy më të përfolurit.

Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu janë përfolur gjerësisht si dy kandidaturat e preferuara të qeverisë Rama.

PS hap sot zarfet për Presidentin, kush janë dy emrat ‘e

Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë, nëse zgjidhet do të jetë Presidenti i parë i vendit që jen nga ‘bota e ligjit’. Edhe vetë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur se nëse Dvorani propozohet për President, ai do ta votonte.

Dvorani u shpall vitin e kaluar nga DASH si “Kampion i antikorrupsionit”, çka mund të shërbejë edhe si një bonus për të.

Nga ana tjetër, është edhe ish-ministrja e Berishës dhe ish-drejtuesja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, e cila flitet të jetë dhe më e preferuara e Ramës.

PS hap sot zarfet për Presidentin, kush janë dy emrat ‘e

Sekretari i Përgjithshëm, Bledi Klosi, tha dje në një intervistë për Newës 24  se si Dvorani edhe Bregu i plotoosjnë kushtet duke marrë parasysh kurrikulat e tyre. Kjo nuk e përjashton mundësinë që të dy të jenë kandidatët më të favorizuar nga maxhoranca.

Megjithatë ka pasur edhe emra të tjerë që janë përfolur. Mes tyre është anëtari i Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo, ambasadori i Shqipërisë në OKB Ferit Hoxha, deputetja socialiste Mimi Kidheli, diplomati Zef Mazi apo edhe ish-kryeministri Fatos Nano.

Të fundit