Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS i trembet protestës së 12 nëntorit, Balla presion SPAK-ut: Nisni hetimet për financimet ruse

PS i trembet protestës së 12 nëntorit, Balla presion SPAK-ut:

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i ka bërë presion SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet lidhur me financimet ruse në PD.

Balla iu drejtua kreut të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, të thërrasë në një seancë Lulzim Bashën dhe kryedemokratin Sali Berisha. Balla mohoi që “Ballkani i Hapur” të jetë kërcënim për vendin, teksa e mori në mbrojtje si një nismë që shkon në drejtim të bashkëpunimit rajonal.

Në prag të protestës së 12 nëntorit të organizuar nga opozita e cila zhvillohet të shtunën te Kryeministria, duket se socialistët i tremben skenarit që do të pasojë revoltën qytetare.

“I bëj thirrje zotit Kraja që për çështje të interesit kombëtar kjo prokurori të fillojë këtë çështje, urgjentisht që të thirren Basha, Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse, i bëj thirrje çdo demokrati në këto kushte që na duhet sa më shumë solidaritet me Kosovën. BE dhe Ballkani i Hapur janë nisma koecive me njëra tjetrën, ecin në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal, hidhni një sy , bëni llogari kujt i shërben Saliu, si ka mundësi që Donald Lu i ka shkuar me dosjen e financimeve ruse dhe ka dalë e ka thënë e kam refuzuar, a është në këtë dosje që PD me dijeninë e Sali Berishës është financuar me para të borderove të Kremlinit, nëse PD nuk e bën transparente, në asnjë vend evropian, aq më shumë vend anëtar i NATO-s, që SHBA njofton zyrtarisht të gjitha partitë politike, veç Saliut, ka ardhur ambasadorja dhe na ka informuar rrezikun që i është kanosur Shqipërisë nga këto, si ka mundësi që SPAK nuk ka nisur hetimet për këtë çështje, këtu bashkohen akuzat për korrupsion dhe minim të demokracisë”, tha Balla.

Të fundit