Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS jep dakordësi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri zgjidhet bashkëkryetar

PS jep dakordësi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur pas përfundimit të mbledhjes së grupit ku u diskutua lidhur me propozimet e opozitës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Balla tha se ka arritur dakordësi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm duke nënvizuar zgjedhur bashkëkryetar të saj nga radhët e socialistëve Damian Gjiknurin.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar kemi diskutuar edhe kërkesën e grupit parlamentar të PD lidhur me ngritjen e një komisioni të Posaçëm të Reformës Zgjedhore ne në fakt prej fillimit të legjislaturë kemi propozuar të ngremë sa më parë Komisionin e Posaçëm. Falenderojmë grupin e PD-së që erdhi me një propozim konkret. Ne kemi miratuar dakordësinë tonë të plotë për ta ngritur komisionin Posaçëm ku ne do të propozojnë bashkëkryetar Damian Gjiknurin. Shpresoj që edhe PD të vijë me propozimin e bashkëkryetarit. Unë mendoj që sapo projektvendimi të jetë gati dhe PD të propozojë bashkëkryetarin, do të kalojmë menjëherë në seancë plenare ngritjen e Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore,” tha Balla.

Sa i përket edhe propozimeve të PD-së për zgjatjen e afatit të organeve të vetting-ut, Balla nënvizoi se propozimet e tyre kanë më shumë një karakter formal duke shpjeguar edhe procedurat që kryhen pas depozitimit të propozimeve.

“Propozimet e PD plotësojnë karakterin formal. Kushtetua ka përcaktuar qartazi se si Kuvendi shqyrton nismat kushtetuese. Pasi depozitohen qëndrojnë në një kohë dy javore të publikuara në faqen e internetit të Kuvendit për tu njohur qytetarët. Sapo të plotësohet afati kreu i Kuvendit duhet të thërrasë menjëherë mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë. Sot do të kemi mbledhjen e parë në Legjislacionin e Ligjeve për propozimin tonë. Do të fillojë sot shqyrtimi. Do të prezantojmë nismën tonë. Propozimi ynë për ndryshimet kushtetuese që është rekomanduar nga miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë që ka të bëjë me pastrimin e sistemit gjyqësor,” shtoi Balla. 

Të fundit