Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS kërkon kohë për ligjin e Dekriminalizmit, Bushka: Në fokus vetëdeklarimi, çfarë parashikohet

PS kërkon kohë për ligjin e Dekriminalizmit, Bushka: Në
 
Partia Socialiste nuk e ka ende gati ligjin e Dekriminalizimit dhe atë të partive politike. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi pak kohë më parë se në shtator do të depozitoheshin të dyja ligjet, gjë që nuk ndodhi.
 
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, shpjegoi në një intervistë për Tv Klan rëndësinë që ka ndryshimi i propozuar nga PS në të dyja ligjet.
 
“Ne thjesht do të jemi të kujdesshëm që të ruajmë standartet, por nuk është e thënë që është e prerë me thikë ndalimi, ka vende që e ndalojnë në mënyrë kategorike, ka vende të cilat i japin një periudhë të caktuar kohore. Gjithë shqetësimi ynë është që ne të bëjmë një propozim i cili t’i kalojë edhe filtrat kushtetues edhe filtrat e Strasburgu, pra nuk ka kthim prapa”, tha Bushka.
 
Bushka u fokosua më shumë te transparenca e vetëdeklarimit dhe në rast se konstatohet një deklarim i rremë, do të ketë edhe sanksione ligjore.
 
“Në rast se nga deklarimi rezultojnë fakte të pavërteta, ligji ka sanksione administrative deri në penale, duke ja lënë barrën e vetdeklarimit vetë subjektit”, tha Bushka.

 

Të fundit