Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS “komplot” Reme Lalës? Xhaçka: Vendosi vetë të mos jetë në asnjë listë

PS “komplot” Reme Lalës? Xhaçka: Vendosi vetë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka komentuar mungesën e deputetes Reme Lala në listat e PS siç u përfol në media para publikimit të emrave të kandidatëve për deputetë.

E ftuar në Real Story”, Xhaçka, e cila garon e pesta në qarkun e Korçës tha se arsyet e moskandimit të saj në asnjë parti duhet t’i thotë ajo vetë.

Nuk di asgjë për këtë, sepse dolën vetëm fjalë, nuk është se dolën disa lista dhe më pas u hoqën emrat. Mund të ketë qenë zgjedhja e vet, nuk di ta komentoj.

Ajo është një vajzë e re, mund të ketë potencial për të qenë përfaqësuese politike. Janë vendimet e saj, ka vendosur vetë të mos jetë në asnjë listë, duhet t’i thotë ajo arsyet. Nuk ka komplot pas kësaj”, tha Xhaçka.

 

Të fundit