Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS korrigjon listën e Elbasanit, cilët kandidatë pësuan ndryshime në renditje

PS korrigjon listën e Elbasanit, cilët kandidatë pësuan

Partia Socialiste ka korigjuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit, pas parregullsive të vërejtura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Parregullsitë kishin të bënin me përfaqësimin gjinor, ku është me detyrim se 30% duhet të jenë femra. 

Pas korrigjimit, në listën e Qarkut të Elbasanit, PS ka spostuar nga vendi i 12 Marsida Hysenin për në vendin e 13-të. Ndërkohë që kandidati i renditur i 13-ti, Shkëlqim Bullari, tashmë ka kaluar në vendin e 12-të.

Ky ndryshim vjen për shkak se te lista e parë, vendet e 13-të, 14-të dhe 15-të i përkisnin gjinisë mashkullore.

Lista e re për Qarkun e Elbasanit: 

1. Evish Kushi

2. Klevis Xhoxhi

3. Besian Ajazi

4. Desantila Tahiraj

5. Sajmir Hasalla

6. Florenc Spaho

7. Luan Duzha

8. Taulant Balla

9. Albana Hana

10. Enver Rroshi

11. Briseida Gjoza

12. Shkëlqim Bullari

13. Marsida Hyseni

14. Kristaq Skënderi

15. Endri Pepa

Të fundit