Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS

Partia Socialiste do të mbledhë nesër Kryesinë e partisë. Pritet që gjatë mbledhjes të vendoset një datë për Asamblenë Kombëtare, e cila do të verë në zbatim vendimet e Kongresit.

Socialistët do të mblidhen në orën 18:00 pasdite. Më 9 Prill. Kongresi Kombëtar i PS miratoi ndryshimet në statut, ku mes tyre u vendos edhe shkarkimi i 61 kryetarëve të degëve të PS në rrethe.

Kongresi vendosi që të krijohet për herë të parë një sekretariat ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni në fjalë do të ketë në qendër punën e kryetarëve dhe deputetëve.

Kryeministri Rama propozoi shtimin e tre sekretariateve përkatësisht: për Emigracionin nën drejtimin e Laert Durajt, për Koordinimin me në krye Blerina Gjylametin dhe sekretariati për Çështjet ligjore dhe zgjedhore, në krye të të cilit u zgjodh Eridian Salianji.

Të fundit