Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, a do ketë ‘prerje kokash’?

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, a do ketë ‘prerje

Partia Socialiste ka parashikuar të mbledhë sot në orën 17:30 Asamblenë Kombëtare.

Në këtë mbledhje pritet të zhvillohen analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 Majit.

Peshën kryesore do ta ketë fjalimi i kryetarit Edi Rama. Mbetet për tu parë nëse në mbledhjen e Asamblesë socialiste do të ketë vendimmarrje për sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

PS ndërkohë që pas emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, i duhet të gjejë edhe një kryetar të grupit parlamentar të PS-së. Aktualisht këtë detyrën e ushtron zv.kryetari Toni Gogu. Fjala e kryesocialistit Rama pritet të shihet edhe si një sinjal mbi zhvillimet më të fundit brenda kampit të mazhorancës, e cila është tronditur së fundmi nga kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj me 3 akuzat për korrupsion.

Nga kjo Asamble do të kuptohet nëse Rama do të kërkojnë ndryshimin ose jo të qeverisë në shtator, kur nis dhe sesioni i ri i Parlamentit.

Mbledhja do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal.

               

Të fundit