Flash News

E-TJERA

PS dhe PD ndajnë postet, deputetët që do të drejtojnë Komisionet Parlamentare

PS dhe PD ndajnë postet, deputetët që do të drejtojnë

Partia Socialiste ka vendosur kryetarët e Komisioneve Parlamentare për legjislaturën e re. Nënkryetare e Kuvendit është vendosur, Ermonela Felaj. Nga ana tjetër opozita ka marrë komisionin e Integrimit Europian, të Medias dhe Shëndetësisë.

-Eduard Shalsi, kryetar i komisionit të Ekonomisë

-Arben Pëllumbi, kryetar i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

-Klotilda Bushka Ferhati, kryetare e  komisionit të Ligjeve

-Nasip Naço, kryetar i komisionit të Sigurisë 

-Mimi Kodheli, kryetare e komisionit për Politikën e Jashtme

-Jorida Tabaku, kryetare e komisionit për Integrimin Europian

-Albana Vokshi, kryetare e komisionit për Shëndetësinë

-Agron Gjekmarkaj, kryetar i komisionit për Edukimin dhe Median

Ndërsa nënkryetarët e komisioneve janë: Klotilda Spahiu te Shëndetësia, Petro Koçi në komisionin e Medias dhe Etilda Gjonaj në komisionin e Integrimit. 

Të fundit