Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS nuk kundërshton prerë, por s'është pro vetingut: Ka legjislacion të mjaftueshëm për të kontrolluar politikanët

PS nuk kundërshton prerë, por s'është pro vetingut: Ka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur për vetingun e politikanëve, propozim ky i demokratëve. Ai nuk e kundërshtoi prerë, por tha se legjislacioni aktual i Shqipërisë i ka mekanizat e duhura për të kontrolluar politikanët.

Këtu ai përmendi ligjin dekriminalizimit, ndërsa shtoi se shërben dhe vota e qytetarëve. Sipas Gjiknurit, vetingu i gjyqësorit ishte i nevojshëm sepse nuk kishte ku të jepej llogari, duke shtuar se për politikanët është ndryshe.

"Nuk jam kundër që të negociohet, por nuk mund të them nëse është e nevojshme për nivel kushtetues. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të bërë pastërtinë e figurës së politikanëve. Ne kemi ILDKPI për deklarimin e pasurisë, është ligji i dekriminalizimit si dhe është dhe vota e qytetarëve në fund.

Të përziesh gjyqësorin në procese administrative është një eksperiment që asnjë shtet nuk ka guxuar ta bëjë. Vettingu në gjyqësor erdhi si nevojë edhe për shkakun se ato janë ato në një profesion për jetë dhe nuk i japin llogari askujt. Në rastin e politanëve është ndryshe", tha ai.

Ky i fundit u ndal dhe te Reformës Zgjedhore, ndërsa deklaroi se PS po pret opozitën për të caktuar datën e mbledhjes së tryezës. Në prononcimin për gazetarët, Gjiknuri tha se eksperienca ekziston dhe se reforma do të nisë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR,

“Unë në fakt pres të vijë opozita dhe të caktojnë dhe njerëzit e tyre për Reformën Zgjedhore. Ka një eksperiencë si nis Reforma Zgjedhore, ajo fillon nga rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne i kemi tashmë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe le të fillojmë nga puna. Nëse ka element të tjerë, që mund të gjejmë kompromis jemi të hapur për përmirësim procesit jemi të hapur", shtoi Gjiknuri.

 

 

Të fundit