Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS pranon eksodin e mjekëve, Balla gjen ‘fajtorin’: Shqiptarët na kanë sjellë këtu

PS pranon eksodin e mjekëve, Balla gjen ‘fajtorin’:

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka pranuar largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria.

Teksa i është përgjigjur deputetes së PD, Flutura Açkës e cila është shprehur kundër projektligjit të qeverisë për studentët e mjekësisë që i detyron ata që të punojnë 5 vite me detyrim në vend dhe më pas të diplomohen, Balla tha se e vlerëson vendimin e qeverisë dhe i thotë deputetëve se do motivojnë mjekët ashtu sic kanë motivuar ligjvënësit të lënë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri. 

Besoj që të dyja bëhen bashkë dhe tejkalojnë interesat e vogla. Po ju jap një shifër, janë 1200 mjekë shqiptarë të cilët kanë përfunduar studimet qoftë ato universitare apo të specializimit në Shqipëri dhe sot nuk ia ofrojnë këtë shërbim qytetarëve shqiptarë.

Ky është një investim publik i Shqipërisë sonë të përbashkët. Ne duam që të mos mungojë mjeku. Për këtë na kanë sjellë shqiptarët këtu. Jam i sigurt që i shihni njerëzit si vota. Na duhet të kemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Jo vetëm që e përshëndes vendimin e qeverisë për ta përfshirë këtë politikë të rëndësishme për ta kuptuar dhe ju.

Ju jeni nga ato shembuj pozitivë se latë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri. Na duhen mekanizma për të motivuar mjekët dhe për të plotësuar mungesat sipas nevojave. Është një investim publik dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve. Ju s’keni për ta gjetur rrugën se mjafton dikush të tregojë pakënaqësi...

Kolegët tuaj shkonin me kobure për të kundërshtuar ndaj një këndi lojërash. Heroi Klevis Balliu bllokonte rrugën te Astiri. Mos u bëni mish për top për një gjë që i bën mirë një interesi publik. Jeni në këtë sallë për interesin e shqiptarëve”, tha Balla.

Të fundit