Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS propozon Bajram Begajn për presidentin e ri të republikës

PS propozon Bajram Begajn për presidentin e ri të republikës

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka treguar se Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë do të jetë Bajram Begaj.

Rama tha se PS ka mbështetur kandidaturën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për të marrë drejtimin e kreut të shtetit pas 24 korrikut.

"Ka pasë 26 kandidatura që janë shoshitur në numër të caktuar xhirosh në tryezën e diskutimit që PS do mbështesë Bajram Begën shefi aktual i shtatit ë përgjithshëm të FA për të qenë presidenti i ri i Shqipërisë.

E zgjidhëm se është shëmbëlltyra e normalitet qytetarie, sensi të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të vendit për të cilin ajo zyrë ka nevojë urgjente.

Është propozuar nga brenda grupit parlamentar të PS. Nuk kam qenë unë ndër propozuesit dhe më vjen shumë mirë që diskutimi i sotëm i kryesisë ishte një diskutim i hapur me shumë debat në një frymë shumë pozitive dhe sens përgjegjësie, që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme dhe më vjen shumë mirë që një pjesë e kolegëve të

Do ta telefonoj dhe do të kem shpresoj të kem takim me të sonte me të. Ne do zgjedhim president në seancën e ardhshme me mandatin që na kanë dhënë shqiptarët për të udhëhequr.", tha Rama. 

Ky emër i miratuar në Kryesi do të dërgohet për votim në Kuvend. Nesër në orën 18:00 Parlamenti zhvillon raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit.

Pas dështimit të tre raundeve të para ku Presidenti zgjidhej me 84 vota, në raundin e katërt do të mjaftojnë 71 vota.

Mandati i Presidentit aktual, Ilir Meta përfundon më 24 korrik.

Të fundit