Flash News

Ditari i Maxhorancës

"PS si Barcelona"/ A synon bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Manastirliu

"PS si Barcelona"/ A synon bashkinë e Tiranës?
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka komentuar zërat, ku në zgjedhjet lokale të 2019 u  përfol si kandidate potenciale për të drejtuar bashkinë e Tiranës.

E pyetur nëse kur të përfundonte detyrën si ministre, a do të kishte dëshirë të drejtonte bashkinë më të madhe në vend, ajo tha se “Unë jam pjesë e skuadrës së PS-së dhe dua, që meqë i riktheheni diçkaje të shkuar, sytë e mi dhe të gjithë skuadrës sonë janë drejt së ardhmes dhe për të punuar".

Ministrja komentoi edhe listën e kandidatëve për deputetë të PS, ku e krahësoi me skuadrën e Barcelonës.

“Ne jemi si një skuadër që luan atë futbollin total, të Barcelonës, të gjithë në mbrojtje të gjithë në sulm, pavarësisht ku jemi në radhë dhe vijë, ne jemi duke punuar për një qëllim të përbashkët, Shqipërinë e së ardhmes”, tha ajo.

Të fundit