Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Pse duhet të presim BE-në?" Rama nga Ohri: Faleminderit Zotit që Evropa s'na tregon se ç'duhet të bëjmë në rajon

"Pse duhet të presim BE-në?" Rama nga Ohri: Faleminderit

Sot po zhvillohet dita e dytë e Forumit të Prespës në Ohër. Në këtë samit kanë marrë pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Pjesë e samitit është i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe lidërët e tjerë të rajonit.

Rama ka folur sërish për refuzimin nga ana e BE-së për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se nuk e përjeton më pritjen e përgjigjes nga Bashkimi Europian.

Kryeministri ka marrë sërish shembullin e dasmës për të përshkuar sjelljen e BE-së. Rama iu tha lidërëve të rajonit që vazhdojnë dhe të forcojnë bashkëpunimin. Gjithashtu shtoi se Ballkani Perëndimor nuk ka përse të presë BE-në për të bërë tregti pa barriera, që qytetarët të lëvizin vetëm me letër  dhe të ketë qarkullim të lië të kapitalit e mallrave.

"Në masë të madhe kjo është ajo që na ndodh, por të jem i sinqertë me ju e më gjithë të tjerët tanimë nuk e ndiej më atë, fare, e jam tepër serioz në këtë drejtim
s’e them këtë sa për të thënë dicka, por me të vërtetë, më nuk e ndiej fare, nuk e pres e nuk e ndiej atë që e ndieja paraprakisht kur filloi.

Meqë e dini mund të organizohet dasmë e mirë një herë, që çdo gjë të duket shkëlqyeshëm e nusja në fund nuk paraqitet. Bëhet fjalë për ndërtimin këtu në vendet e shtetet tona që funksionojnë si cdo vend tjetër i BE, e pastaj a do jemi apo jo pjesë e BE kjo nuk varet prej nesh, kjo gjë nuk është në duart tona, ne nuk jemi ata që vendosim pa marrë parasysh cka në lidhje me këtë.

T’i falënderohemi Zotit që nga njera anë Evropa s’mund të na tregojë se ç’mund të bëjmë në këtë rajon e nga ana tjetër ne mundemi përmes veprimeve tona tua lehtësojmë jetën të gjithë njerëzve që jetojnë këtu.

Pse duhet të presim të bëhemi vende anëtare që të bëjme tregti e ajo të rrjedhë pa barriera, pa pritje mijëra vjet, pse duhet të presim BE që të bëhemi pjesë e BE që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve me letër njoftime të kemi qarkullim të kapitalit e mallrave, të kemi sistem në sportelet e kufijve që ti shndërrojmë kufijë të hapur dhe të lira", deklaroi ndër të tjera Rama.

 

Të fundit