Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse e shkarkoi Elva Margaritin? Rama: E ka bërë detyrën e vet

Pse e shkarkoi Elva Margaritin? Rama: E ka bërë detyrën e vet

Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyet pse u vendos krijimi i një ministre të re.

Duke folur pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Shëngjin, Rama tha se Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës u krijua për t'i dhënë fokus inovacionit.

Kam thënë më shumë se një fjalë, ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin që ka bërë detyrën e vet, por është larguar për krijimin e një qeverie të re, në nevojën e vendit për të ecur më shpejt, duke thyer kufijtë tradicional në kohën kur pjesa institucionale që mbulon Ekonomikë ka nevojë për një shtysë të re të fortë, në kohën kur inovacioni është ekonomi dhe kërkon një udhëheqje të drejtpërdrejtë që nuk mund ta bëjë askush më mirë si një ministër ekonomie që duhet të shoqërojë nevojën për inovacion. Inovacioni do një udhëheqje dhe një drejtim që nuk mund ta bëjë kush tjetër si ministria e ekonomisë, që duhet ta mbështesë," tha Rama.

 

Të fundit