Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse impianti i Elbasanit s'ka çmim të energjisë që prodhon? Balluku në komision: Nuk është përgjegjësi e jona, por e ERE

Pse impianti i Elbasanit s'ka çmim të energjisë që

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

E pyetur pse impianti i Elbasanit nuk ka çmim të energjisë që prodhon dhe a ndihet përgjegjëse për këtë fakt, Balluku tha se nuk është kompetencë e ministrisë, por e vendos ERE.

Nuk ndihem përgjegjëse dhe pushtetet janë të ndara. Ministria as nuk merr përsipër t’i bëjë përsipër ERE-s kur do nxjerrë çmimin. Ka pasur një proces me ERE, me shkresën e saj kemi një vendim të gjykatës e cila ka pranuar detyrimin e ERE të përcaktojë çmimin.

I kemi ri kërkuar ERE për përcaktimin e çmimin, kjo është detyra e ministrisë së Infrastrukturës. ERE është rregullator, ministria e Infrastrukturës. Shpresoj që ERE ta përcaktojë sa më shpejt çmimin”, u shpreh ministrja.

Balluku u pyet po ashtu nëse do ta firmoste sot një kontratë koncesionare si ajo e ndërtimit të impianteve të përpunimit të mbetjeve, por refuzoi t’i përgjigjej një, pasi sipas saj nuk ishte thirrur në komision për të dhënë mendimet dhe opinionet e saj.

Të fundit