Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse kërkoi bisedë me demokratët? Rama: U braktis llogorja e ideologjisë, SHQUP-i u kthye në kështjellë

Pse kërkoi bisedë me demokratët? Rama: U braktis llogorja e

Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen që e shtyu të zhvillojë një bashkëbisedim me demokratët, kur ka kaluar vetëm një ditë nga protesta e zhvilluar në PD, e cila shkaktoi kaos në selinë blu.

Rama sqaroi se arsyeja që e shty të ndajë mendimet me demokratët nuk është as Berisha dhe as Basha. Teksa i ka ndarë të dy rivalët e opozitës në dy kampe, Rama tha se sot është nevoja që të gjithë të bëhen bashkë për paqe.

“Arsyeja pse jam sot këtu, nuk janë këta. As njëri as tjetri nuk janë zgjidhja ime. Jo si kundërshtar i tyre, as si kryetar i shumicës qeverisëse, por si dikush që e ka ndjekur politikën e këtij vendi, këta të dy janë njëri i ndarë në dy pasqyra. Sepse faktikisht historia e zhvillimeve të PD-së, është e të dyve së bashku. Për mua sot është nevoja për paqe, në këtë moment delikat. Dje ajo shfaqje mesjetare me SHQUP-in e kthyer në një kështjellë, me ushtri brenda. Karikuar me një sistem fortifikimi mbrojtës me hekura, llamarina, teneqeja. Dhe një ushti jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç në shkallë, me varre”, deklaroi Rama.

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi se përplasja mes ish dhe udhëheqësit aktual të PD-së, nuk është diçka që e argëton, duke i parë si një mjet i të dyve nën moton “përça e sundo” shqiptarët. Rama u shpreh se ngjarja e djeshme nuk është një betejë për ideologji, por degradim i një qenieje politike.

“Nuk argëtohem duke parë se si ndukin puplat me njëri tjetrin. Është e domosdoshme që të gjithë të bëjnë diçka për paqe, butësi dhe normalitet. Dhe kjo ndarje e thellë, kjo përçarje që i pari, plaku e ka mishëruar që ditën e parë si një mjet për t’i përçarë dhe sunduar shqiptarët. I dyti, pasaardhësi i vendosur aty si qengjat e plakut, e ka vazhduar si një instrument thjesht politik përça e sundo. Fatmirësisht pa arritur kurrë të sundojë. Siç i pari arriti në dy momente, duhet parë me sy hapur gjithçka. Këtu nuk bëhet fjalë për luftë ideologjike. E kanë braktisur llogoren e ideologjisë. Nuk ka argëtim në skenat e djeshme. Skenat e djeshme janë ulërimë e brenshme e një kafshërie që është një fazë e avancuar e degradimit të një qenieje politike”, shtoi Rama.

Të fundit