Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse mbeti pezull kandidati për Bashkinë e Lushnjes? Balla: Nuk jemi në garë me opozitën

Pse mbeti pezull kandidati për Bashkinë e Lushnjes? Balla: Nuk jemi

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, një ditë pasi PS zyrtarizoi 5 emrat e kandidatëve për kryetar bashkie, veç Lushnjes.

Teksa inspektoi punimet që po kryhen për asfaltimin e ‘Shëtitores së Palmave’ në Lushnje, gazetarët e pyetën se pse mbeti pezull vetëm emri i kandidatit për Lushnjen.

Sipas Ballës, PS nuk është në garë me opozitën, si dhe siguroi se brenda partisë nuk ka përçarje.

“Ne nuk jemi në garë me opozitën. Ne do të qeverisim në Lushnjë jo vetëm në këtë pjesë të mbetur të mandatit , por do të vazhdojmë të qeverisim në qeverisjen vendore të Lushnjes edhe përtej mandatit që fillon në 2023.

Gjithashtu ajo që ne kemi bërë unë mendoj që është mëse normale sepse kur ke një numër të madh vlerash kandidatësh, natyrshëm duhet të konsultohesh me të gjithë për të kuptuar se cili është personi që do ti besojmë të cojë përpara këto projekte. Ajo që është e rëndësishme është që e gjithë partia Socialiste e Lushnjes është e bashkuar në funksion të një fitoreje që do të jetë ndër më të mëdhatë që ka hasur partia socialiste”, tha Balla.

 

 

 

Të fundit