Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse nuk i kërkohet SPAK të hetojë Vangjush Dakon, Spiropali: Nuk është në asnjë post politik

Pse nuk i kërkohet SPAK të hetojë Vangjush Dakon, Spiropali: Nuk

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali është pyetur nga gazetari Neritan Sejamini se pse kryeministri Edi Rama nuk i bën thirrje prokurorisë të hetojë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve dhe të shpallur po ashtu ‘non grata’ nga SHBA.

E ftuar nw Euronews Albania, Spiropali tha se Dako sot nuk është në asnjë post politik, ndryshe nga ish kryeministri Berisha që është aktiv në politikë.

“Po ngatërrojmë çështjet dhe faktet, po flasim për dosje të depozituara nga Kuvendi i Shqipërisë, që i kemi çuar vetë”, tha Spiropali.

Ajo shtoi se mazhoranca ka fakte dhe dosje konkrete të depozituara nga Kuvendi i Shqipërisë që kanë lidhje me Sali Berishën.

 

Të fundit