Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Pse se hap COVID 4?”, Rama i përgjigjet Bashës: Çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty

“Pse se hap COVID 4?”, Rama i përgjigjet Bashës:
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Pas pyetjes publike të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se pse qeveria nuk hapte COVID 4, vjen dhe përgjigja nga

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes publike të Lulzim Bashës për hapjen e spitalit COVID 4.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Rama i drejtohet Bashës duke i thënë mos të fshihet pas COVID-it, teksa i përmend votimin e raportit të Dick Marty, i cili fliste për Shtëpinë e Verdhë, ku sipas tij kryheshin transplante organesh.

Reagimi i Ramës:

Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!

Kujtojmë se Rama reaguar për këtë çështje dhe më parë ku i kërkonte dhe presidentit Ilir Meta qëndrimin e tij për këtë dosje dhe pse votoi pro saj.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër?

Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkroi Rama.

Të fundit