Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Pse s'e ndalon Amerika infeksionin me Lulëzim derdimenin?", Rama sulmon opozitën: Çetë karagjozësh! Politika e tyre një por**ë

"Pse s'e ndalon Amerika infeksionin me Lulëzim derdimenin?",
Në foto: Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër opozitën pas akuzave të tyre se “qeveria përdor taksat e qytetarëve për PPP, në vend që t’i investojë ato në sigurimin e medikamenteve për trajtimin e COVID-19 apo vaksinës”.

Rama e cilësoi Bashën, Metën dhe Kryemadhin një çetë karagjozësh.

Ndërsa shtoi më tej se politika e tyre, pëmes kërkesës për ndihmë ndaj gazetarëve për të treguar të vërtetën që ndodh brenda spitaleve COVID, është një “POR**Ë” me “ë” të zgjatur.

"Në Shqipëri si e gjithë bota kemi një sfidë të madhe. Dje presidenti i zgjedhur i SHBA doli dhe paralajmëroi 200 mijë vdekje të tjera. Po arrijmë në shifra që si ka arritur asnjë luftë. Paralajmëroi kaq vdekje.  Pse nuk e ndalon Amerika infeksionin me Lulëzim derdimenin?! Pse?!

Pse del kancelarja gjermane dhe thotë se prej  rritjes së infeksioneve s’mund të gjurmohet zhinxhiri. Pse u doli jashtë kontrollit këtyre. Edhe Francës, pse Sllovakia që u  angazhua në një program infektimi brenda ditësh. Pse. Po vjedhin ata me PPP të gjithë?

Kjo është një tallje poshtëruese me politikën, kjo është një lehaqenje që kur vjen nga njerëz që përfaqësojnë njerëz dhe janë aty për të dhënë alternativa serioze dhe për të folur me gjuhën e të vërtetës përbën pa  asnjë dyshim KRIM. Është kriminal të nxisësh panik me gënjeshtra dhe fabrikime. Është shprehja më kuptimplotë e dëshpërimit të humburve. Janë të humbur të marrë fund prandaj po gënjejnë mënyrë që të dalë nga qorrsokaku iu tyre.

Çetë karagjozësh, njëri thotë ma jepni mua se e ndaloj unë infeksionin, tjetra thotë shkoni në kisha e xhamia se nuk ka COVID, pa folur për atë të Lalëzit që vazhdon me çmenduritë e veta. Vetëm dje në Itali kanë vdekur aq sa kanë vdekur në Shqipëri deri tani. Ça do të thotë kjo. Ça është kjo gjuhë? Kjo marrësi? Kjo flamë. Gjithë politika e tyre është një PPP, e shoqëruar me "O" të fortë, me një "R", një "DH" dhe një "ËËË" e zgjatur në fund. Ndihmoni njerëzit dhe popullin, e vendin. Boll me ta. Ju raportoni në këtë situatë kaotike. Ku është problemi me informacionin?", tha Rama.

Të fundit