Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Pse vetëvriten pacientët”, Rama i përgjigjet Bardhit: Në Itali ka deri tani 71 të vetëvrarë, do kaloni dhe ju bashkë me Covid-in

“Pse vetëvriten pacientët”, Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Pak më parë, zyrtari i lartë i PD, i drejtoi Ramës disa pyetje, referuar një videoje që publikoi sot nga spitali Infektiv, ku sipas tij pretendohet se gjithçka është në rregull.

Rama shkruan se nuk ka ndodhur që një opozitë të merret me të tilla tragjedi, ndërsa e cilëson si çetë e çakërdisur personazhesh qesharake.

“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s'ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s'jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!” , shkruan Rama.

Të fundit