Flash News

Ditari i Maxhorancës

Publikohet fotoja e Erjon Veliajt në sallën e gjyqit

Publikohet fotoja e Erjon Veliajt në sallën e gjyqit

Ditën e sotme janë publikuar fotografi të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë seancës gjyqësore, ku ai shfaqet i shoqëruar nga efektivë të policisë. Në këto imazhe, Veliaj duket duke folur në drejtim të gjykatësit, i cili konfirmoi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Veliaj u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ai dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një skemë komplekse korruptive për përvetësimin e fondeve publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe organizata joqeveritare përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Gjatë seancës gjyqësore, Veliaj e cilësoi arrestimin e tij si një akt politik, duke deklaruar: "Më burgosët në mes të fushatës, ky është një akt i pastër politik." Ai gjithashtu pretendoi se oficerë gjyqësorë kanë dërguar mesazhe intimiduese bashkëshortes së tij.

Të fundit