Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pyetet për arrestimet e SPAK, Rama acarohet në studio: S’mund t’i bësh këto me mua sepse…

Pyetet për arrestimet e SPAK, Rama acarohet në studio: S’mund

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka pritur mirë pyetjen për SPAK-un që kohët e fundit ka goditur eksponentë apo ish-eksponentë të lartë të PS-së,

Gjatë intervistës së tij në emisionin Opinion në Tv Klan, moderatori Blendi Fevziu iu drejtua duke i thënë se “tani SPAK-ut nuk dinë çfarë t’i bëjnë”,  por kryeministri ju përgjigj duke i thënë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Pse ju e quani veten shpëtimtar të Shqipërisë?

Kryeministri Rama: Unë quaj Partinë Socialiste shpëtimtare të Shqipërisë, po, patjetër.

Blendi Fevziu: Duhet të pyesim SPAK-un për shpëtimin e Shqipërisë.

Kryeministri Rama: Edhe SPAK-u që është pjesë e shpëtimit të Shqipërisë është vepër e vizionit dhe fuqisë dhe e vullnetit të PS për t’i dhënë jetë SPAK-ut se po mos ishte ky vullnet nuk do kishte SPAK në Shqipëri. SPAK-u është pjesë e instrumenteve të shpëtimit të Shqipërisë…

Blendi Fevziu: …të cilit tani s’po dini çfarë t’i bëni….

Kryeministri Rama: Këto mund t’i bësh te Saimiri… jo me mua. Me mua jo sepse…Nuk i thua dot me mua kur jam unë prezent këto përpara kameras, sepse jo që nuk po di nga të shkoj, por përkundrazi, jam më i qartë dhe më i bindur sot që po shkojmë në drejtimin e duhur.

 

Të fundit