Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pyetet për kërcënimet ndaj Ahmetajt, Gjiknuri refuzon të flasë

Pyetet për kërcënimet ndaj Ahmetajt, Gjiknuri refuzon të

Deputeti i Partisë Demokratike, Damian Gjiknuri ka refuzuar të flasë për mediat kur është pyetur nëse është e vërtetë që ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, është kërcënuar me jetë nga kryeministri Edi Rama.

Gjiknuri refuzoi të flasë duke thënë se nuk kishte lidhje me të. Për t’iu shmangur përgjigjes, ai kërkoi pyetje vetëm për Reformën Zgjedhore.

“Keni çështje më për Reformën Zgjedhore? Atëherë faleminderit shumë”, tha Gjiknuri.

Edhe sot mbledhja e Komisionit të “Zgjedhores” dështoi pasi Garda nuk lejoi deputetët e opozitës të merrnin pjesë në komision. Edhe pse demokratët arritën të hyjnë në sallë, mbledhja u anulua.

Të fundit