Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pyetet për vendimin e Apelit ndaj PD, Rama: Nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë

Pyetet për vendimin e Apelit ndaj PD, Rama: Nuk flas në prani të

Kryeministri Edi Rama, teksa ishte në konferencë të përbashkët me homologen daneze Mette Frederiksen, u pyet për vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD-së.

Rama i bëri ‘bisht’ pyetjes dhe e devijoi duke u justifikuar se nuk mund të fliste për çështjet e brendshme në konferenca që janë për marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Sa i përket pyetjes tjetër ju e dini shumë mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë apo nuk ndaj në konferenca që janë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, probleme të politikës së brendshme”, tha Rama.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, Rama tha se çdo parti politike do të hyjë në garë madje si “çeçoja”.

“Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do hyjë në zgjedhje, më rezulton e kundërta, të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si çeço, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërën apo tjetrin, por për qytetarët”, u shpreh Rama.

Të fundit