Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qasja ndaj "Open Balkan", Rama: S'dua të hyj në polemika me Albinin, Kosova s'duhet të harrojë se nga vjen

Qasja ndaj "Open Balkan", Rama: S'dua të hyj në

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për "Open Balkan" dhe qasjen e Kosovës ndaj kësaj nisme. Ai ka kritikuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës, duke shtuar se nuk dëshiron të hyjë në polemika me kryeministrin Albin Kurti.

Rama u shpreh për "Kjo Javë" se qasja aktuale nuk do e çojë asgjëkundi Kosovën. Gjithashtu theksoi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Ai nënvizoi se Kosova nuk duhet të harrojë nga vjen dhe se s'duhet të marrë rrugë të reja pa u konsultuar me askënd.

"Nuk dua të hyjë në polemika me Albinin. Ai ka vizionin e vet. Dua më të mirën për Kosovën dhe dua të them që kjo qajse nuk e çon asgjëkundi Kosovën. Kosova është një realitet i pakthyeshëm, por që ka problemin e hapur të domosdoshmërisë për t’u njohur nga të gjithë dhe për t’u ulur me të drejta të plota në kombet e bashkuara dhe në të gjitha instancat e tjera.

Por që nuk është në pozicionin që të harrojë se nga vjen, nuk është në pozicionin se është si rezultat i një lufte çlirimtare të mbështetur fuqimisht nga fuqitë e mëdha mike të shqiptarëve dhe nuk është në pozicionin që të marrë rrugë të reja pa u konsultuar me askënd dhe për më tepër rrugë të reja që askush nuk i mbështet siç është edhe në rastin konkret", u shpreh Rama.

I pyetur se çfarë diskuton me dyer të mbyllura me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për Kosovën, Rama tha: Për herë të parë ai e nënvizoi publikisht që Kosova është e ftuar dhe është e mirëpritur të ulet në tryezë.

Ai shtoi se tryeza e "Open Balkan" nuk parashikon veto për vendimet që do të merren, duke theksuar se është e hapur dhe se askush nuk mund të "ngrijë" palën tjetër.

 

Të fundit