Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria merr vendimin: Naftëtarët e Ballshit do marrin 2 vite pagë nga buxheti i shtetit

Qeveria merr vendimin: Naftëtarët e Ballshit do marrin 2 vite

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit do të marrin pagë edhe për vitin 2023 nga buxheti i shtetit. Ky lajm është bërë me dije nga vetë ministrja e Energjisë Belinda Balluku.

Balluku tha se shteti do i kompensoje edhe në buxhetin e 2022, me një shumë totale prej 300 mln lekësh, paga për secilin prej naftëtarëve do jetë 30 mijë lekë, pra pagë papunësie dhe numri i naftëtarëve është 830 naftëtarë.

“Është marrë një vendim në Këshill të Ministrave që të mbulohet nevoja e naftëtarëve, e 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mos funksionimit të rafinerisë së Ballshit, që dua të theksoj se është një entitet privat i privatizuar prej vitesh, por që shtetit duke ndjerë të gjithë peshën sociale i ka kompesuar vitin e kaluar dhe do i kompesoje edhe në buxhetin e 2022, me një shumë totale prej 300 mln lekësh, paga për secilin prej naftëtarëve do jetë 30 mijë lekë, pra pagë papunësie dhe numri i naftëtarëve është 830 naftëtarë.

Në dijeninë time, duke qenë si çështje që ndiqet nga, është një përgjegjësi sociale e rëndësishme, nëse nuk do ketë zhvillime të tjera ne do marrim përsipër për të gjithë ata naftëtarë që nuk do punësohen diku gjetkë, edhe vitin 2023,”- tha ministrja Balluku sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Të fundit