Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria shqiptare miraton dy vendime të “Open Balkan”

Qeveria shqiptare miraton dy vendime të “Open Balkan”

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime që kanë të bëjnë me marrëveshjet e arritura në kuadër të Nismës së 'Ballkanit të Hapur'.

Në mbledhjen e sotme, e dyta brenda kësaj jave, qeveria ka miratuar marrëveshjen e skemave për identifikim elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ka miratuar marrëveshjen për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria shqiptare miraton dy vendime të “Open Balkan”Qeveria shqiptare miraton dy vendime të “Open Balkan”

Marrëveshja për akses në tregun e lirë të punës është aktualisht në fuqi mes Shqipërisë dhe Kosovës ndërkohë që me vendimin e ri, zgjerohet “rrethi” duke përfshirë edhe me 2 vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Ky vendim vjen tri ditë para takimit të radhës së kësaj iniciative, që do të mbahet në Tiranë në datat 20 dhe 21 Dhjetor.

Të fundit