Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria shtyn gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike deri në fund të vitit

Qeveria shtyn gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do zgjasë deri në 31 dhjetor 2022.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndersa kujtojme se gjendja e emergjencës në furnizimin me energji u shpall më 8 tetor 2021 dhe vendimi i shtrinte efektet deri në 15 prill.

Vendimi i qeverisë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

Pika 3 shfuqizohet.

Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

Të fundit