Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria vendos për ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion

Qeveria vendos për ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme

Qeveria ka vendosur për ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe u bë me dije nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas tij, ky institucion do të ndihmojë në hetimin e administratës publike për të shmangur çdo shkeljet, që mund të përfshihen punonjësit e administratës publike.Ky rrjet kundër korrupsionit do të shtrihet në 47 institucione shtetërore. 

“Rrjet, agjenci, që do të merret me të gjitha rastet abuzive në administratë dhe që do të bashkëpunojë me organet ligjzbatuese. Do të ushtrojë veprimtarinë parandaluese, do rishikojë të gjithë kuadrin rregullator dhe praktikat me shkallë të lartë korrupsioni, do të hartojë një strategji të qartë kundër korrupsionit, do të trajtojë të gjitha rastet korruptive.

Gjithashtu, do të ketë veprimtari ndërgjegjësuese, për të sensibilizuar qytetarët për pasojat e korrupsionit në Shqipëri dhe efektet negative që ka ai në administratën publike për mbarëvajtjen e ekonomisë. Agjencia ka suportin e partnerëve tanë në luftën kundër korrupsionit”, tha Manja.

 

Të fundit