Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria vendos rimbursimin e çmimit të transportit për nxënësit e zonave të largëta

Qeveria vendos rimbursimin e çmimit të transportit për
Foto Ilustruese

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve që jetojnë në distanca të largëta nga shkolla.

Ministria e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi se kjo bëhet me qëllim shmangien e studimit të nxënësve në klasa kolektive dhe sigurimin e transportit jo vetëm për ta, por edhe për mësuesit, punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre.

“Lajm i mirë për arsimin, lidhet me një bonus prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit. Ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit. Ne ja dërgonim familjes së nxënësve. Ne nuk kemi qëllim t’i japim para familjeve, por qëllimi është që nxënësit të kenë minibuzin që ti çojë në shkollë. Rritja e çmimit do të bëjë që operatorët që ofrojnë shërbimin të jenë më të interesuar. Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre”, tha Kushi.

Të fundit