Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama akordon 3 mln lekë për kurimin e gjyqtarit të Shkodrës, Fuat Vjerdha

Rama akordon 3 mln lekë për kurimin e gjyqtarit të Shkodrës,

Qeveria ka vendosur të akordojë një shumë prej 3 milionë lekësh për shpenzimet e mjekimit të gjyqtarit të Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdhës. 

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kjo shumë do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Një vit më parë, Vjerdha njoftoi se kishte fituar betejën me një sëmundje që shkaktonte gjakderdhje në stomak, por nuk dihet nëse do të kurohet sërish për këtë sëmundje.

VENDIMI

MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. FUAT VJERDHA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Fuat Vjerdha, në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

Të fundit