Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama akuza Presidentit: E di gjithë Vlora që Ilir Meta bllokon projektin, absurde

Rama akuza Presidentit: E di gjithë Vlora që Ilir Meta bllokon
Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve

Kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës, që do të lidhë Vlorën me Radhimën dhe Orikumin.

Ai tha se qeveria kishte bërë gjithë negociatat me fondin saudit, por Meta nuk po jep plotëfuqinë për të nisur punën.

“Tani ne s’kemi dashur të bëjmë debat publik për këtë, por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë një autorizim të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit.

 Është bllokim total, sepse në momentin që nuk jepet plotfuqia ne nuk e materializojmë dot. Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime, për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge, deri në Radhimë, dhe pastaj në Orikum, plus rrugën tjetër.

Tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon projektin Ilir Meta, që nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka, po nuk dua të merrem. Është një bllokim absurd. Por ne e kemi premtuar projektin për Radhimën”, tha Rama.

Të fundit