Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bashkëbisedim me qytetarët në Elbasan: Do ndërtojmë kolegjet profesionale për të rritur punësimin

Rama bashkëbisedim me qytetarët në Elbasan: Do

Kryeministri Edi Rama është ndalur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku edhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët për projektet në këtë qytet.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama foli për arsimin profesional, ku tha se në këtë sektor janë bërë mjaft investime, por ka ende për të bërë.

Ndër të tjera, kryeministri tha se nxënësit që mbarojnë shkollën profesionale e kanë më të lehtë të punësohen, ndërsa shtoi se po punohet për krijimin e kolegjeve profesionale, që do të shërbejnë për rritjen e aftësive të nxënësve që zgjedhin një profesion të caktuar.

“Rilindja e shkollave profesionale, ju jeni dëshmitarë që ishin katandisur si ska më keq, skishin asnjë lloj infrastrukture dhe në të vërtetë shërbenin për ata nxënës që ishin më të dobëtit dhe pa ambicie, le të themi kategoria e nxënësve që shkonte në këto shkolla vetëm për të thënë se ka filluar shkollën. Sipërmarrja fillon dhe rekruton vajza dhe djem qysh në bankat e shkollës duke u krijuar kushtet që mund të dalin më pas në punë. Një e dhënë shumë inkurajuese është se nxënësit që mbarojnë në arsimin prefesional kanë një avantazh më tepër për t’u futur në punë. Ajo që kemi avantazh është se do të krijojmë kolegjet prefesionale për të pasur një tjetër nivel për nxënësit, duke kaluar në kolegjet prefesionale. Kjo ka potencialin tjetër që të mprehim profilin e arsimit të lartë duke dekujaruar programet në universitet që në pjesën më të madhe nuk lidhen me tregun”, tha Rama.

Të fundit