Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bën ironi me krimet e luftës në Ballkan para Vuçiç: Historira me “ke vrarë këtë, ke therur atë”

Rama bën ironi me krimet e luftës në Ballkan para

U mbajt sot Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Ohër të Maqedonisë, ku pritet që të nënshkruhen edhe4 marrëveshjet e përbashkëta mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Teksa foli në konferencën e përbashkët me liderët e dy vendeve anëtare të “Ballkanit të Hapur” dhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, kryeministri Edi Rama ironizoi deklaratat e Bashkimit Evropian duke iu referuar krimeve të luftës në rajonin e Ballkanit.

“Këto historirat ke vrarë atë këtu dhe ke therur atë atje”, citoi Rama teksa këtë deklaratë e bëri para presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kreut të shtetit që vite më parë masakroi e vrau qindra mijëra njerëz në Kosovë.

“Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh. Por ne e kemi shumë të qartë këtë. Ne duhet ta ndërtojmë Europën këtu”, tha Rama.

Të paktën 13.500 viktima janë shënuar nga masakrat serbe në Kosovë, mes tyre gra, burra dhe fëmijë, në vitet 1998-1999.

Ndërkohë që më herët Parlamenti shqiptar refuzoi edhe dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, projektligj i propozuar nga kryedemokrati Sali Berisha. Akti i Kuvendit shqiptar nuk u prit mirë nga nga boshnjakët, ndërsa edhe në Kosovë pati reagime.

Berisha e konsideroi një akt antikushtetues që shkon në të njëjtën linjë me Aleksandër Vuçiçin.

Të fundit