Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bisedë online me kancelaren e Gjermanisë: Çfarë diskutova për 60 minuta me Angela Merkel

Rama bisedë online me kancelaren e Gjermanisë: Çfarë

Kryeministri Edi Rama deklaron se ka zhvilluar një bisedë online me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Sipas Ramës, biseda mes tyre ka zgjatur rreth 60 minuta dhe është folur mbi Planin e Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal.

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  

 

Të fundit