Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Dakordësi me Pfizer të nisim vaksinimin në janar, i papranueshëm moralisht diferencimi i BE-së ndaj Ballkanit

Rama: Dakordësi me Pfizer të nisim vaksinimin në janar, i

Kryeministri Edi Rama njofton se është arritur në parim një dakordësi me kompaninë Pfizer për të nisur edhe Shqipëria vaksinimin në janar.

Në një reagim në twitter, Rama ka kritikuar edhe qëndrimin diferencuar të BE-së ndaj Ballkanit, duke e cilësuar të papranueshëm moralisht.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, shkruan Rama.

Të fundit