Flash News

Ditari i Maxhorancës

I intubuar në spital, Rama i jep Fatos Nanos Yllin e Mirënjohjes

I intubuar në spital, Rama i jep Fatos Nanos Yllin e Mirënjohjes

Teksa ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i intubuar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rëndë, Rama e ka dekoruar me Yllin e Mirënjohjes.

Rama ka postuar në Facebook dekoratën e Nanos teksa shkruan se lutet për liderin e Partisë Socialiste, ndërsa e konsideron Nanon si personin që i dha frymë liberale Shqipërisë dhe demokraci.

Kreu i socialistëve shton se Nano ka nevojë për lutjet dhe mirënjohjen për gjithçka që i dha vendit.

“Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”, shkruan Rama.

I intubuar në spital, Rama i jep Fatos Nanos Yllin e Mirënjohjes I intubuar në spital, Rama i jep Fatos Nanos Yllin e Mirënjohjes

Të fundit