Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama diskutim me nxënësit në Elbasan: Kemi hartuar buxhet për laboratorët

Rama diskutim me nxënësit në Elbasan: Kemi hartuar buxhet

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Elbasan ku zhvilloi një diskutim me nxënës të gjimnazit të këtij qyteti.

Pasi u njoh me problematikat e tyre, Rama u shpreh se qeveria ka hartuar një buxhet të posaçëm vetëm për laboratorët në shkolla.

Ai tha se investimi nis në fillim të vitit 2022.

Është e vërtetë që laboratorët ekzistojnë vetëm në letër e shkollë, por në shumë raste janë të pajisur në mënyrë shumë modeste dhe natyrisht kur janë të pajisur keq edhe mësimi në laborator nuk e ka atë interes që mund të kishte.

Në fillim të viti nisim një investim masiv për laboratorët, por ndërkohë ministrja kanë filluar punën për përmbajtjen dhe mësimin e laboratorëve. Jo vetëm që t'i pajisim, por këto pajisje të jenë pjesë në mësimin në laboratorë, jo të rrinë si stoli edhe të mos përdoren me dobinë maksimumin për ju.

Tjetër gjë është problemi i raste të mësuesve që japin lëndë teknike të rëndësishme, mësuesit e IT, këtu u fol për vizitim teknik, por që nuk janë të prof në atë fushë por janë mësues mat ose lëndë tjetër. Kjo duhet adresuar me urgjencë siç kemi vendosur një fond të veçantë për të ndryshuar komplet sistemin e dhënies së informatikës.

Klasë informatike në letër dhe shkolla ka pothuajse kudo, por situata është e njëjta, kompjuter nuk punojnë, një pjesë janë të lodhur, ndërkohë që vetë mësimi është shumë herë më mbrapa sesa ambicia e atyre nxënësve që duan të ecin para me informatikën”, tha Rama.

Të fundit