Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Do bashkojmë OSHEE dhe KESH, po krijojmë një tjetër sistem

Rama: Do bashkojmë OSHEE dhe KESH, po krijojmë një tjetër

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se OSHEE dhe KESH nuk mund të vazhdojnë të funksionojnë ë si të ndara

I ftuar në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV , sipas Ramës ato duhet të bashkohen për të punuar në sinergji me njëra-tjetrën për atë që prodhojnë, kur u pyet për shkëmbimin e energjisë elektrike midis kompanive KESH-NOA 

“Nuk e di rastin  konkret por di të them se e para procedurat e shkëmbimeve të energjisë të blerjeve dhe shitjeve janë procedura që duhen analizuar se nuk mund të shihen kështu si një aferë e pistë. Kemi bërë përpjekje kemi bërë konferencë me donatorët dhe ajo që po bëjmë tani se gjeja nuk eshte kaq e thjeshtë.

Në këtë fazë po bëjmë rimodelimin sepse nuk mund të vazhdojmë më me këtë model ku OSHEE dhe KESH funksionojnë si të ndara ato duhen të jenë në sinergji me njëra tjetrën për atë që ne prodhojmë, pavarësisht se çfarë thotë sekretariati I energjisë. Po krijojmë një sistem tjetër dhe së shpejti do jenë në funksion”, tha Rama.

 

Të fundit