Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Dorëheqja e Zaev nuk ndikon te ‘Ballkani i Hapur’

Rama: Dorëheqja e Zaev nuk ndikon te ‘Ballkani i Hapur’

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dorëheqjen e Zoran Zaev si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe ndikimi që lidhet me nismën ‘Ballkani i Hapur’.

Në një intervistë për Report Tv nga Beogradi,  Rama tha se dorëheqja e Zaev pas humbjes në zgjedhjet lokale, nuk ndikon për Maqedoninë e Veriut në nismën ‘Ballkani i Hapur’.

 “Nuk e besoj, sepse kjo nuk është një nismë që lidhet me persona, por me të ardhmen e këtij rajoni, dhe më të mirën e vendeve të rajonit. Ne jemi në këtë nismë për interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe besojmë fort që kjo nismë në funksion të zbatimit praktik të atyre që janë parimet dhe kriteret e Procesit të Berlinit, është e vetmja rrugë për ta jetësuar Procesin e Berlinit, për të gjeruar kapacitetin ekonomik të vendeve tona, dhe patjetër për ta stimuluar më tutje paqen në rajon duke krijuar një atmosferë ku edhe vetë dialogu shumë i vështirë midis Serbisë dhe Kosovës mund të zhvillohet në kushte më inkurajuese.”-tha Rama.

 

Të fundit