Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi varet nga Franca dhe Gjermania  

Rama: E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi varet nga Franca dhe Gjermania

Kryeministri Edi Rama deklaron se e ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi varet nga Franca dhe Gjermania.

Duke folur në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian të titulluar “Europa në një botë që po ndryshon” në Itali, Rama thotë se dialogu është lënë në nivel më të ulët.

Mendoj se mënyra më e mirë për të ecur para është të biem dakord të mos biem dakord për atë që nuk është e zgjidhshme dhe të punojmë bashkë për atë që është e mundur. Na duhet të bëjmë më të mirën për të rritur këtë hapësirën Shengen ku 4 liritë e Evropës zbatohen.

Mallrat, njerëzit të qarkullojnë kur të kemi hapësirë më të gjerë të ndërveprimit ekonomik. Do ndihmojë tas bëjë atmosferën më dashamirëse, kur bëhet fjalë për të trajtuar temat e nxehta.

Është thelbësore ajo që çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Serbi-Kosovë pasi është tejzgjatur për një kohë të gjatë dhe ndonjëherë është parë sipas meje në mënyrë jo korrekte, por kjo ka qenë ndjesia në dyja vendet si diçka që është lënë në një nivel më të ulët se sa të vihet në krye. Sjellja në nivelin më të lartë dhe përfshirjes së Francës e Gjermanisë me të gjithë tjerët do jetë e rëndësishme , pasi në të kundërt nuk shoh si palët ta bëjnë më vetë”, tha Rama.        

Të fundit