Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: E konsideroj privilegj të vihem në lojë; s’e kam problem të më thonë gomar

Rama: E konsideroj privilegj të vihem në lojë; s’e kam

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se nuk e ka problem që dikush të shprehë një opinion negativ ndaj tij.

Lela: Ka drojë, një lloj “armiku” i lirisë së shtypit në një kontekst të caktuar, se vazhdoni të jeni kalorës i kalimit të ligjit. Edhe në draftin e PE thekson se është problem.

Rama: Nuk i kam kuptuar politikanët që kanë problem me satirën ndaj tyre. E konsideroj privilegj të vihesh në lojë, qoftë në vizatim, skenë të figurës tënde dhe jo një kërcënim.

Do i jepni porosi ministrisë së Drejtësisë dhe lë mundësi keqinterpretime?

Fakti se e lexojnë ashtu, pavarësisht se është mjaftueshëm për ta sqaruar . por është larg të qenit një material i ministrisë së drejtësisë. Nuk bëhet fjalë për kërcënim.

Për armikun e shtypit, kam një problem që nuk e kam zgjidhur dot. Kam kontribuar në shtypin e lirë.

Lela:Na godet nga dashuria?
Kam mendim për cilësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit kam problem të madh me moskorrektesën, keqtrajtimin e fakteve dhe jo nëse dikush shpreh një opinion të keq ndaj meje.

Nëse më thonë gomar, është opinion dhe se kam problem. Konsiderohet fyerje, por nëse më thonë hajdut, kjo është akuzë dhe duhet të lidhet me fakte.

Lela: Kjo zgjidhet me institucionet...na thoni vazhdimisht kazani, kadrinjtë

Rama: Për sa kohë keni të drejtë të thoni ctë doni, edhe unë them atë që mendoj. Pse unë skam të drejtë ngaqë jam kryeministër. Është krijuar me kohë ideja se jam armik i medias dhe lirinë e shtypit. Kam problem me abuzimin e madh që bëhet me lirinë. Unë kam reaguar me fjalë.

Të fundit