Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama e renditi të 11-tin, Alket Hyseni tërhiqet nga gara për deputet në Vlorë

Rama e renditi të 11-tin, Alket Hyseni tërhiqet nga gara për

Deputeti i PS-së, Alket Hyseni është tërhequr nga gara për deputet për zgjedhjet e 25 prillit. Ai ishte i renditur i 11-ti në listën e Qarkut të Vlorës dhe për këtë arsye ka gjykuar se nuk duhet të vazhdojë garën.

“Kam dijeni të një rasti, vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur që nuk duhet të ishte dhe thoshte që unë do bëj gjithçka, por nuk dua të jem në këtë pozicion. I thash kush nuk do s’ka problem”. 

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme për mediat, ndërsa nuk përmendi emrin e kandidatit në fjalë, por News 24 raporton se personi që është tërhequr nga gara është deputetin Hyseni.

Kujtojmë se PS, përveç Hysenit, në ato që konsiderohen si zona jo të sigurta për fitimin e mandatit ka vendosur dhe figura me kontribut si Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj apo Mimi Kodheli. 

Të fundit