Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama-fermerëve: Me dronët inteligjentë do mbledhim informacion për bujqësinë

Rama-fermerëve: Me dronët inteligjentë do mbledhim informacion

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës foli për përdorimin e dronëve inteligjentë në funksion të bujqësisë.

Sipas Ramës, me dronët do mblidhet informacion për bujqësinë pa patur nevojë për inspektorë në rrugë, apo për të lehtësuar ndërveprimin me Kadastrën.

“Kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre dronë inteligjentë që do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore sesi ky shtet mund të mbledhë informacion në territor pa pasur nevojë për të nxjerrë inspektorë në rrugë.

Me dronët superinteligjentë do të mundemi të kemi informacion për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi por edhe çfarë kulturash, për të mundur të lehtësojë maksimalisht edhe ndërveprimin e tmerrshëm me Kadastrën. Do ju ndihmojnë shumë këto sisteme”, tha Rama

Të fundit