Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Erdhi pa dëshirë", Rama tregon prapaskenat e emërimit të Çuçit: Nuk ishte në dijeni

"Erdhi pa dëshirë", Rama tregon prapaskenat e emërimit

Kryeministri Edi Rama foli për emërimin e Bledi Çuçi si ministër i Brendshëm. Ai tregoi se Çuçi nuk kishte dijeni lidhur me këtë lajm dhe se nuk dihet se sa dëshirë ka pasur për të marrë këtë post.

Emërimi i Çuçit vonoi disa ditë nga lajmi për dorëheqjen e Sandër Lleshaj. Prapaskenat e emërimit të ministrit të ri, Rama i tregoi gjatë konferencës së përbashkët që pati me Çuçin dhe Lleshaj, ku ndërhyri për të korrigjuar një deklaratë të këtij të fundit.

Gjatë dorëzimit të detyrës te pasardhësi i tij në krye të ministrisë së Brendshme, Lleshaj tha se nuk ka ndonjë këshillë për ti dhënë, pasi kishte "çekuar" dhe e dintë tashmë që ky post nuk ishte synim nga Çuçi. Gjithahstu shtoi se punët do shkojnë mirë me zgjedhjen e bërë nga kryeministri Rama.

Ky i fundit ndërhyri duke thënë se Çuçi nuk është marrë pa dëshirën e tij, por pa dijeni.

Lleshaj: Sulmet që u drejtuan kundër shtetit i përballuam në mënyrë institucionale pa shkaktuar tragjedi. Sot nuk është koha për bilanc, por për falenderimin. Falenderoj kryeministrin që më dha një besim apriori dhe çdo punonjës që jam identifikuar me koshiencë të plotë. Ata janë karta e identititetit përballë qytetarëve.

Në qoftë se nuk vjen me synimin që vdes për tu bërë ministër punët do shkojnë mirë. Kam çekuar dhe e di që Çuçi s'ka pas plan për të ardhur, erdhi pa deshire. Jam i lumtur që ka ardhur Bledi Çuçi.

Rama:Një saktësim do bëj unë, ka ardhur pa dijeninë e tij jo pa dëshirën. Nuk ka patur mundësinë ta thotë se sa dëshirë e ka.

Të fundit