Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama fton deputetët më 28 nëntor në Vlorë: Të na bashkohen pa dallim PS apo PD, nis puna për ndërtimin e aeroportit

Rama fton deputetët më 28 nëntor në Vlorë: Të na

Kryeministri Edi Rama bëri me dije nga foltorja e Kuvendit se më 28 nëntor do të nisë puna për ndërtimin e aeroportin e Vlorës.

Ai ftoi deputetët e qarkut të Vlorës, pa ngjyrime partiake që t'i bashkohen inagurimit të nisjes së punimeve.

Rama shtoi se brenda disa javësh do të nisë puna dhe për ndërtimin e portit turistik të Vlorës, duke theksuar se do të ketë impakt pozitiv për ekonominë e qytetit dhe për gjithë vendin.

"Për pak ditë nisim ndërtimin e aeroportin e Vlorës, më 28 nëntor. Kështu që i ftoj dhe deputetët e Vlorës që të na bashkohen në fillimin e punës pa dallim PS apo PD, sepse është një ngjarje e rëndësishme dhe fundi i një kalvari disa vjeçar për arsye të ndryshme.

Po ashtu brenda pak javësh fillon puna për portin turistik të Vlorës, investim që do ta çojë në një nivel tjetër dhe do të krijojë një zinxhir të ri vlere në ekonominë e Vlorës, me një impakt edhe për ekonominë kombëtare", tha Rama.

Të fundit